A do të rikthehet karantina nëse do të ketë rritje rastesh me COVID? Përgjigjet Manastirliu: Për momentin jo, por…
Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri.
Sipas saj, për momentin Komiteti i Ekspertëve nuk ka në plan një kthim karantine nëse do të ketë rritje sërish të numrit të rasteve, por do të vlerësohet situata ditë pas dite.
Ajo është shprehur se rritja e numrit të rasteve nuk ka të bëjë me shtimin e testimeve, pro me heqjen e masave shtrënguese ndaj COVID.
“Është një situatë që reflekton rihapjen vjen me numra të shtuara . Ka patur një shtim të rasteve krahasuar me një javë më parë. Ka disa fajtorë që lidhen me mos respektimin e protokolleve. Testet janë një rrjedhojë dhe arsye për të bërë në momentin që janë një hetim epidemiologjik. Karantina na dha një panoramë të qartë të situatës. Tani ndiqet e njëjta strategji duke ndjekur dhe izoluar më shumë. Përgjatë dy javëve kemi patur grumbullime, festa në familje, ceremoni mortore, kemi vatra familjare, në institucione.
Ne e kemi thënë që në fillim se është një realitet i ri. Hapja kërkon zbatimin e protokolleve rigoroze, duhen mbajtur maskat aty kur nuk ruhet dot distancomi fizik. Përgjegjësia kryesore e jona është sigurimi që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur. Ne do të jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojnë protokollet.”
Do ta vlerësojmë në javët në vazhdim edhe në vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës. Jemi në një trend me vendet e rajonit. Kjo kurbë e rritur është për shkak të hapjes dhe jo të testimit të gjerë.
Komiteti i Ekspertëve nuk ka si opsion kthimin mbrapa. Për momentin nuk mund të thuhet nëse do të kemi përsëri karantinim, ndaj ne do të jemi duke e vlerësuar.
Falë masave që u vendosën uarritëm të fitonim kohë. Vlerësuam të gjithë potencialin që kishim. Sot jemi shumë më të përgatitur, por ishte karantina që na dha kohën që të zbusnim kurbën”, tha Manastirliu nw “Opinion”.