Aktakuzat/ Anëtarët e Bundestagut zbulojnë: Disa forca në Kosovë po bëjnë propagandë false

Pas akuzave për krime lufte ndaj Presidentit Hashim Thaçit, kanë reaguar disa anëtarë të Budestagut gjerman. Ata thanë se zhvillimet e fundit në Kosovë po ndiqen me shumë interes në Gjermani.
Anëtarët e Budestagut u shprehën se ekzistojnë disa forca në Kosovë të cilat po bëjnë propagandë false, në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi.
“Eshtë me rëndësi të theksohet se Dhomat e Specializuara në Hagë janë pjesë integrale e gjyqësorit në Kosovës. Ato janë krijuar nga vetë Kosova. Kjo gjykatë nuk është një organ i huaj juridik që gjykon mbi qytetarët e Kosovës. Ne e dimë që forca të caktuara në Kosovë përpiqen të përhapin propagandën false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi. Por kjo është një gënjeshtër që kërkon dezinformim të qëllimshëm.”,- thanë anëtarët e Bundestagut.