Akuzat për krime lufte/ Kosova bashkon Ramën dhe Metën, presidenti del krah Thaçit dhe Veselit
Politika shqiptare ka qenë e unifikuar në qëndrimin për Kosovën dhe luftën e shenjtë të UÇK-së, pas akuzave për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli.
Pas kryeministrit Edi Rama, edhe presidenti Meta doli në mbrojtje të Thaçi dhe Veselit, ndërsa shtoi se Serbia që shkaktoi luftën, po njollojs UÇK-ë.
“Çështja e dytë është zhvillimi i fundit lidhur me aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Është mjaft sfidant, jam i sigurt që do të përballohet me urtësi dhe unitet nga jo vetëm këto dy personalitete. Duke vlerësuar se kjo nuk është sfidë individuale jam i bindur se do të përballohet me unitet nga e gjithë klasa politike në Kosovë. Pala që shkaktoi luftën e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK-së por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës. Shpreh solidaritetin tim, jo vetëm si kreu i shtetit por edhe si mik dhe si shok për të rrëzuar këtë strategji provokative”, tha presidenti.