Alarmi për rritjen e varfërisë, Ahmetaj del kundër Bankës Botërore: S’ do të ketë 2012

Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe i caktuar për përballimin e pasojave ekonomike të efekteve të pandemisë kundër koronavirusit ka një mendim tjeter ndaj shifrave të raportuara nga Banka Botërore, institucionit ndërkombëtar që paralajmëronte rritjen e varfërisë në Shqipërisë dhe një shifër papunësie që shkonte nga 100 mijë deri në 200 mijë.

Sipas ministrit Ahmetaj, ky raport nuk është i një situate tradicionale ekonomike të Ballkanit Perëndimor apo Shqipërisë, por është vetëm një fotografim i dëmeve të mundshme momentale nga COVID-19. Këto raporte janë paralajmërime për t’i bëra të ditura qeverive që të marrin masat e duhura.

“Çdo aktor politik apo i çdo fushe tjetër që e trajton ndryshe, ose është jo profesional ose është i qëllimtë për të dezinformuar, këtë vendim le ta marri me veten. Çfarë thotë raporti? Raporti i referohet para krizës së Ballkanit Perëndimor dhe thekson se punësimi në Ballkanin Perëndimor arriti nivelin më të lartë historik në vitin 2019 me 45.6% për grup moshat 15 vjeç e sipër. Çfarë tha për Shqipërinë? Gjatë dy viteve të fundit, rritja e pagës minimale e ka rritur pagën mesatare mbi 12% në rajon, Shqipëria renditet me 18% rritje”, deklaroi Ahmetaj.

Në raportin e Bankës Botërore thuhet se varfëria mund të rritet nga 4-8% në skenarin e parë që do ta çonte totalin në 40%. Ndërsa në skenarin e dytë varfëria mund të arrinte deri në 44% ku mund të arrinte nivelet e vitit 2012. Por ministrin Ahmetaj nuk do të arrihet skenari i vitit 2012.

“Diferenca midis 2012-ës dhe ditës se sotme, është se ne atë kohe nuk kishte krizë, por keq menaxhim të situatës nga ajo qeveri që e shtynë vendin drejt krizës dhe varfërisë historike. Ne jemi të alertuar, të përgatitur dhe shumë shpejt do të prezantojmë planin tonë të ringritjes. Ne kemi dy goditje të rënda në ekonomi. Goditje nga tërmeti, dhe goditja global. ara se ta mbyll theksoj që e gjithë përpjekja jonë dhe plani jonë ekonomik nuk do të sigurojë thjesht dhe vetëm që ne mos të kthehemi tek 2012 por do të garantojë me reforma, investime publike dhe me politika financiare ekonomike të suksesshme që të konvergohemi me rritjen e para krizës në krye të 2 apo 3 viteve e jo ashtu  siç parashikojnë institucionet ndërkombëtare në krye të 5 viteve”, tha Ahmetaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT