Anila Hoxha: Shqipëria është kthyer në korridor të trafikut të arabëve

“Vendi ynë është kthyer tanimë në korridor të trafikuar të arabëve”. Kështu u shpreh gazetarja e njohur, Anila Hoxha, teksa ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila.

“Vitet e fundit Shqipëria u kthye në një kanal shumë të mirë, kalimi për të gjithë ata qytetarë që vinin nga vendet e luftës dhe u konsoliduan këto rrjete, pati një konsolidim të tillë ku Shqipëria përdorej si korridor, i këtyre emigrantëve që vinin nga vendet e luftës dhe ishte porta dalëse në kufi me Kosovën dhe me Malin e Zi.

Natyrisht, ku ishte shkaku që pse në Shqipëri mbërriti misioni Frontex, për të kontrolluar kufirin e gjelbër. Investigimi i fundit i “Top Story” ishte një investigim shumë i thelluar, tregoi se në fakt policia kufitare, disa elementë ka dyshime se u tjetërsuan, sepse ne kemi parë policë të kufirit të implikuar në trafikun e drogës, në Portin e Durrësit, ose në Kapshticë janë arrestuar ose falë përgjimeve ose dyshimeve, ndërsa në fushën e trafikut të njerëzve kjo ishte një risi.

Ne e kemi parë të prekshme gjatë pandemisë, qytetarë në Tiranë kanë parë rrugëve të pastrehë, me grupe dhe hapur, dhe aty kuptohej se diçka po ndodhte, jo vetëm për shkak të COVID-it por rrjetet tanimë janë konsoliduar”, u shpreh Anila Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT