Apeli i studiuesit të njohur: Vetëm 12 shpendë të ngelur nga Kali i Qyqes, asnjë institucion nuk shfaq interes për ta mbrojtur

Nivica e Kurveleshit është shtëpia e një prej shpendëve të rrallë dhe madhështor, Kalit të Qyqes.

Me vetëm 12 individë të mbetur në Shqipëri, ky shpend është në rrezik zhdukje për vendin tonë.

Studiuesi i njohur Auron Tare bën apelin për mbrojtjen e këtij shpendi, duke u shprehur se krijimi i një stacioni ushqimor për ta ushqyer këtë shpend ka kosto shumë të vogël, por as Ministria e Mjedisit apo Agjencia e Zonave të Mbrojtura nuk janë interesuar për ta mbrojtur këtë shpend.

“Kali i Qyqes nje shpend madheshtor dhe shume i rralle ne shtepine e tij ne Nivice te Kurveleshit. I lindur ne keto male ai shtegton cdo dimer ne brendesi te Afrikes duke u kthyer cdo pranvere ne Shtepine e Tij. eshte ndoshta krijesa me besnike e keryre maleve qe nuk i braktis kurre. Vetem 12 individe kane mbetur ne Shqiperi. Nivica eshte nje prej fshatrave qe ka fatin ta kete ne hapsiren e saj dhe fale nje bashkepunimi me orintologun Mirjan Topi ndertoi nje stacion ushqimor duke i krijuar kushte te mira ketij shpendi magjik.

Sapo postova kete foto te kapur nga kamera ne Stacionin e ushqimit ne Nivice me kane ardhur shume pyetje nga miq te ndryshem. Me pak fjale po ju pergjigjem te gjitheve. Te dashur Miq asnje institucion shqiptar qe merret zyrtarisht me mbrojtjen e natyres apo mjedisit nuk ka treguar as me te voglin interes per mbrojtjen e ketyre shpendeve unikale ne Mesdhe. Shqiperia ka vetem 12 individe. Kali i Qyqes apo Egyptian Vulture eshte nje shpend emblematik. I hasur qe ne hireoglifet e Piramidave te Egjyptit si nje krijese e shenjte.

Tek ne numri i tyre eshte ulur ne menyre drastike. Nderkohe nuk ka asnje vullnet apo interes nga MInistria e Mjedisit, apo Agjencia e Zonave te Mbrojtura apo ndonje institucion tjeter. Kosto e ketij stacioni per ta ushqyer kete shpend te rralle eshte diku tek 80 deri ne 100 euro ne muaj per 6 muaj. pra diku tek 600 euro ne sezon. Nje shume qesharake per nje shpend kaq te rralle dhe kaq madheshtor. Por ka nje vlere te jashtezakonshme jo vetem per madheshtine qe mbart, por edhe si nje atraksion i madh turistik. Vetem per te pare kete shpend vitin e kaluar kane ardhur diku tek 25 orintologe te huaj te cilet kane qendruar mbi dy dite ne fshat”, shkruan Auron Tare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT