Auron Tare: Në zonat shkëmbore po prishen shkëmbinjtë dhe po bëhen plazhe, s’ndodh në asnjë vend

Studiuesi Auron Tare thotë se të vetmet asete që ka Shqipëria në lidhje me turizmin janë natyra, trashëgimia kulturore dhe bregdeti. Asete këto ku sipas Tares duhet të fokusohemi pasi deri tani po shfrytëzohen në mënyrë të gabuar.

Në RTV Ora, studiuesi Auron Tare shtoi se në vendin tonë në zonat shkëmbore po prishen shkembinjtë për të krijuar plazhe, një fenomen që s’ndodh në asnjë vend tjetër fqinj me Shqipërinë.

“Shqipëria të vetmet asete që ka janë natyra, trashëgiminë kulturore dhe një bregdet i cili shfrytëzohet në mënyrë të gabuar. Po të shohim në zonat shkëmbore, po prishen shkëmbinjtë për të krijuar plazhe, gjë që në asnjë vend rreth nesh nuk lejohet. Ne kemi të forta natyrën dhe trashëgiminë kulturore dhe aty duhet të fokusohemi. Plus pastaj detin. Por nuk mund të bëjmë detin dhe këto të tjerat t’i lëmë pas dore.

Ti mund të shkosh në çdo qendër arkeologjike në Shqipëri dhe ti nuk ke një ciceron. Edhe ajo që ndodhi me Zgarbin në Bylis, që ishte një lapsus i paqëllimtë. Kjo bëhet sepse nuk ka një ciceron të trajnuar që ka njohuri të mjaftueshme. Por janë punësim për zonën. Gjithmonë ka projekte për guida turistike, vijnë harxhojnë ca lekë dhe humbasin. Problemi është që kur shkon atje nuk ka asgjë.

Isha një ditë tek pallati peshkopal. Disa çuna që ishin në bilardo më çuan atje dhe më folën. Imagjino sikur këta t’i trajnosh, tu japësh të drejtën të bëjnë guida atje, pra mos t’i punësojë shteti. I hoqe nga bilardo dhe i ke punësuar. Kjo do vullnet ta bësh. Ne e kemi bërë këtë në vitin 2005 në Butrint. Pas këtij viti e hoqën fare. Këtë ti mund ta vazhdosh dhe mund të prodhosh të rinj që trajtohen në këtë fushë”, u shpreh Tare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT