Bardhi i përgjigjet Ramës: Rrit dozën e qetësuesëve, të ka hyrë frika e zgjedhjet nuk i vjedh dot

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi e sugjeron kryeministrin Edi Rama që të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin, pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.
Sipas tij, frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet.
“ Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!
Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.
PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e komisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë! ✌️#ditëmëtëmira”, shkroi ai në Facebook.