Basha i kthehet Ramës për Eurobondin: Shqipëria në borxh, ti mburresh se po e thellon

Ekonomia ka përplasur Kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha në replika përmes rrjeteve sociale.

Në përgjigje të Kryeministrit, që e quajti lajm të mirë dhe matës besueshmërie marrjen e mbi 600 milionë eurove eurobond, Lulzim Basha thotë se kësaj i thonë të mburresh që po merr borxh.

Në Tuiter, keru i PD shkruan se “Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re”.

Përballë kësaj situate, Basha shkruan se “ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët”.

Rama sqaron eurobondin 650 milionë euro: Shqipëria, vlerësim spektakolar! Opozitarët e armitmetikës…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT