‘Çmendet’ gazetari i televizionit kombëtar, zemra për ekstremistin grek Kaçifas: Është i pavdekshëm

Gazetari i lajmeve në televizionin kombëtar Top Channel, ka ngritur një ‘furtunë’ reagimesh në rrjet pas gjestit të tij më të fundit, ndonëse ai mohon gjithçka.
Ilir Paço këtë herë ka shkuar larg duke i dhënë ‘zemra’ statuseve për ekstremistin grek Kostandinos Kaçifas i cili mbeti i vrarë në Bularat.
Sikur mos mjaftonte kjo, spikeri i lajmeve Paço ka shkruar ‘i pavdekshëm’ referuar figurës së Kaçifas.
Kaq është dashur dhe rrjeti ka hyrë në profilin e tij duke e sharë e ofenduar.
Por Ilir Paço i cili paguhet nga një televizion kombëtar shqiptar dhe mbron një ekstremist grek, nuk e ka duruar gjithë këtë dhen sipas raportimeve, thjesht ka mbyllur rrjetet sociale për mos u përballur me gjithë reagimet e shqiptarëve.
Mirëpo, faqe të ndryshme në rrjetet sociale i kanë ruajtur ‘zemrat’ e Ilir Paços për Kaçifasin si dhe komentet e lavdishme ndaj tij.
Ndërkaq vetë gazetari i ka mohuar këto lajme duke thënë se nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale dhe të gjitha janë të sajuara.


