Deputetët harrojnë COVID-in, injorojnë maskat dhe dorezat në Kuvend

Sot është mbledhur sërish Kuvendi i Shqipërisë.

Zyra e shtypit të Legjislativit njoftoi dje se seanca e sotme do të ishte me të njëjtat masa si të kaluarat, pra deputetët të ishin të pajisur me maska e doreza dhe në respektim të masave anti-COVID, ndërsa gazetarët nuk lejohen në sallë, madje as në oborr.

Por atë që presupozohet që të duhet të zbatojnë të parët rregullat i shkelin.

Deputetët shfaqen pa maska dhe doreza. Vetëm një numër i vogël prej deputetëve në sallë kanë vendosur maskën, ndërsa shuma dërrmuese i kanë injoruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT