“Deti është i të gjithë shqiptarëve, edhe alpet”, Ministri Klosi takim me homologun Krasniqi në Kosovë: Dy vende, një platformë për turizmin

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka qenë sot në një vizitë në Kosovë ku është takuar me homologun Vesel Krasniqi dhe kanë diskutuar për hapjen e sezonit turistik mes dy vendeve.

Klosi është shprehur pas takimit se ka diskutuar me homologun Krasniqi për krijimin e një platforme të përbashkët turistike. “Deti shqiptar është i gjithë shqiptarëve, alpet janë të përbashkëta, trashëgimia kulturore është e përbashkët e si e tillë do të jenë edhe platformat turistike, të përbashkëta”, ka qenë ky koncepti që ka bërë bashkë Klosin e Krasniqin.

“Si një promotor i jashtëzakonshëm i ekonomisë së shqiptarisë, deti shqiptar është i të gjithë shqiptarëve, alpet janë të përbashkëta e si e tillë do të jenë në një platformë të përbashkët. Diskutuam për një platformë të përbashkët turistike, një ofertë për vendet tjera e sidomos për vendet e largëta”, u shpreh ministri Blendi Klosi.

Në këtë vizitë zyrtare në Kosovë, ministri Klosi ka qenë i shoqëruar dhe nga dy kryebashkiakët socialistë, Pjerin Ndreu i Lezhës e Dritan Leli i Vlorës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT