“Do vijojë deri në tetor”, Manastirliu bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ata që do frekuentojnë plazhet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar nisjen e dezinfektimit të zonave bregdetare.

Sipas Manastirliut kjo rrit sigurinë për shëndetin e qytetarëve, pasi ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike

“Nga Velipoja në Butrint, vijon dezinsektimi i zonave bregdetare për një sezon turistik të sigurt.

Programi kombëtar i dezinsektimit nuk është ndalur që prej muajit Maj dhe do të vijojë në të gjithë zonat e nxehta të paracaktuara nga ekspertët e shëndetit publik deri në muajin Tetor ✅

Ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT