Drejt Italisë me traget nga Durrësi e Vlora, drejtori i Portit tregon afati maksimal e rinisjes së transportit

Italia pritet të hapë lëvizjen e qytetarëve me tragete drejt Shqipërisë dhe anasjelltas në datën 1 korrik. Vendimi do të merret në 15 qershor, por që në Shqipëri akoma nuk ka një datë nëse do t’i pranojë ose jo.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu shrpehet se data 1 korrik do të shënojë edhe lundrimin e trageteve, të bllokuar që prej marsit. Ndërkohë me Greqinë, fluturimet nisin në 15 qershor.

Transporti detar për njerëzit dhe mallrat me Italinë pritet të rinisë në afatin maksimal të 1 korrikut. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Pavlin Ndreu, konfirmoi për Ora News se në datën 15 qershor pritet të merret vendimi, i cili pritet të jetë jo më i largët se 3 korriku.

“Shpresojmë shumë që të paktën data 1 korrik të jetë data përfundimtare e lëvizjes. Ne mendojmë që data 15 qershor do të ketë vendimin, por 1 korriku do të jetë data e fundit që do të vendoset lëvizja. Porti shqiptar është gati me të gjitha protokollet e sigurisë të përcaktuara ndërkombëtarisht, përgatitur dhe miratuar nga institucionet kompetente. Ky protokoll i ka të gjitha masat për rastet e fillimit të linjave ndërkombëtare, që nga distancimi, imbarkimi i pasagjerëve, ndarja e tyre, kapacitetet do të jenë të zbritura 70%.”, theksoi Ndreu.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT