DUHET TË PËRDORNI MASKA/ Apeli i doktor Perlat Kapisyzit për Covid: Në fazën e hapjes, duhet t’i përdorni, ulet 70% infektimi

Doktor Perlat Kapisyzit i ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që tashmë në fazën e hapjes të përdorin maska.

Përmes një video, ai thekson se në këtë mënyrë ulet me 70% infektimi, prandaj përdormi është i domosdoshëm.

“Nëse duam ta ulim këtë valë tsunami të avashtë, elementi kryesor është maska. Tashmë është e provuar se përdorimi i maskës e ul në 70% shkallën e infektimit. Në këtë valë ne kemi ‘dëmtuar distancimin social, sepse hapja do të thotë edhe distancim më pak. Pa maskë, ne nuk mund të mbrohemi dhe të ulemi, pra nëse duam ta ulim këtë valë tsunami, është të përdorim maska, sa më shumë maska”, shprehet doktori.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT