E gjashta në 9 muaj, këtë herë rekord / U emërua të premten, jep dorëheqjen të hënën drejtuesja e Kadastrës së Vlorës

Drejtuesja e Kadastrës së Vlorës, Viola Hima, e cila është komanduar në detyrë vetëm pak ditë më parë ka dhënë dorëheqjen.
Sipas informacioneve, mësohet se Hima është dorëhequr dhe në vend të saj do të komandohet një regjistrues tjetër.
Vlora Hima nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se dy ditë (hiq fundjavën) në karrigen e drejtorit të zyrës vendore të Kadastrës.
Nuk dihen ende arsyet e largimit por ajo që dihet është se në këtë post edhe pesë drejtues të tjerë janë dorëhequr ne 9 muajt e fundit.
Kadastra e Vlorës ka nisur zyrtarisht menaxhimin e pronave në bregdet, që mbetet çështja me e nxehtë në këtë qytet.