E rëndë/ Dy të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se viktimat janë një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana.
Dy viktimat, të konfirmuar me Covid-19 dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.