E rëndë, shënohet viktima më e re në moshë, vdes 34-vjeçarja nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën në vend për shkak të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja. Ndërsa raportohet se një 34-vjeçare ka humbur jetën në spitalin Infektiv.

“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, njofton Ministria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT