“Është detyrë patriotike”- Artan Fuga për testin që u ‘kthye në tallje’: Do e diskretitoj derisa Ministria e Arsimit të…

Akademiku Artan Fuga thotë se nuk do të ndalet së diskretituari testin e Gjuhës dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore.

Sipas tij, ai test nxori maturantët në rrugë për t’i thënë sistemit arsimor: jeni ngelësa!.

Postimi i plotë:

Pa i nxjerrë ujin e zi testit idiot të maturës shtetërore në gjuhë dhe letërsi,pa arritur që ministrja e arsimit t’u kërkojë falje publike maturantëve, rinisë shqiptare, prindërve, të gjithë shoqërisë, pa dalë përgjegjësit dhe të mbajnë përgjegjësi ata, pa u nxjerrë shkaku ose shkaqet e kësaj gjendje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë, të këtij skandali ku nxënësit u detyruan të dalin në rrugë dhe të përballen me policinë për t’i dhënë sistemit arsimor: ju jeni ngelësa!

Pa marrë vendimin e drejtë për pasojat në pikë të këtij testi, unë, sa më takon për detyrë, do të vazhdoj ta kryej detyrën time për ta diskredituar në publik atë test, që në vend të ishte një akt solemn maturimi i të rinjve, u kthye në një tallje me ta!

Mos i kthehemi më kësaj çështjeje! Është mision dhe detyrë patriotike!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT