“Eurobondi ishte sukses kuptimplotë”, Rama replikon me Tabakun: Shqipërinë po e tregoni përditë si ferrin mbi tokë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me Jorida Tabakun në rrjetet sociale lidhur me eurobondin.

“Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni.

Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës…” shkruan Rama.

Më herët, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar duke i kthyer një përgjigje Edi Ramës që e quajti ‘Balonë tabake’ ndërsa e akuzoi kryeministrin se borxhi i ri që mori në tregjet ndërkombëtare do të shkojë për projektet korruptive.

Eurobondi 650 milionë euro/ Jorida Tabaku: Rama gënjeshtar i paskrupullt, sulmon këdo që i thotë të vërtetën shqiptarëve

Back to top button
LAJMET E FUNDIT