Fishta do ketë “shtëpinë” e merituar, nisin punimet pas tre dekadash debat

Banesa e At Gjergj Fishtës në Lezhë po restuaurohet pas kërkesave e debateve për ndërhyrjen që kanë zgjatur për afro 3 dekada.

Nisja e punimeve u shoqërua me lot gëzimi, ndërsa projekti synon ti japë banesës vlera muzeale për figurën e atdhetarit, poetit e klerikut.

Ndërhyrjes restauruese në shtëpinë e At Gjergj Fishtës në Lezhë  nisi me lot gëzimi.

Ministria e Kulturës ka siguruar donacionin per te realizuar nderhyrjen qe pritet te perfundoje brenda 6 muajsh.

Punimet aty do të ndahen në dy faza.

Në fund banesa do të kete edhe element muzealë të periudhës dhe vetë poetit.

Projekti përfshin dërtimin e një itinerari të rrugëtimit fizik e shpirtëror ne vendet ku ka shërbyer e krijuar At Gjergj Fishta.

Shtëpia në Fishtë të Lezhës është Monument Kulture i kategorisë së dytë, ndërsa ndërhyrja aty ka qenë një kërkesë e vazhdueshme.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Ministria e Kulturës do të ndërtojë gjithashtu shtëpinë muze të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli në vendlindjen e tij Menkulas e cila pavarësish premtimeve të shumta dergjet në mëshirë të fatit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT