Fluks qytetarësh në Morinë, kosovarët s’frikësohen nga COVID-i, nisen drejt bregdetit shqiptar

Fluks qytetarësh në pikën kufitare në Morinë sot.
Qindra automjete e qytetarë po presin në të dy anët e kufirit për të kaluar fundjavën.
Fluksi më i lartë është shënuar nga qytetarët e Kosovës, të cilët pavarësisht situatës nga Covid-19 udhëtojnë drejt bregdetit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Janë pesë sportele në hyrje dhe pesë sportele në dalje që punojnë në këtë fundjavë. Moti i mirë ka qenë një nga ndikuesit kryesorë që qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri.