Formula e KQZ/ Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit, PS e refuzon: Jemi kundër

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar në lidhje formulën e re të propozuar për ndërtimin e KQZ-së.
Në ora 17:00 duhej të mblidhej Këshilli për të propozuar për formulën e re.
Bylykbashi një ditë më aprë sqaroi se anëtarët e tre trupave të KQZ të emërohen si në rastin e organeve të drejtësisë, duke ia lënë në dorë procesin Avokatit të Popullit dhe zbehur rolin e Parlamentit. Por Gjiknuri i PS nga ana tjetër tha se PD- LSI kërkojnë të kthehen tek KQZ-ja aktuale.
Por kërkesë e PD-së për të mbledhur menjëherë Këshillin Politik ka gjetur refuzimin e menjëhershëm të Partisë Socialiste, ku negociatori socialist Damian Gjiknuri shprehet se nuk kanë pse të diskutojë për një formulë që është jashtë kompromisit dhe tryezës së Këshillit.
“E gjykojmë një propozim jashtë marrëveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ. Për këtë çështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit te KQZ, duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet ne lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kane miratimin tuaj”, shprehet Gjiknuri.
Reagimi i plotë i Gjiknurit
Të nderuar kolege! Nisur nga njoftimi juaj për mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme për KQZ qëndrimi i PS është si më poshtë:
Në lidhje me propozimin për formulën e emërimit të KQZ si dhe mekanizmat e vendimmarrjes që propozuar u shprehem kundër dhe nuk mund të diskutohen më në mbledhjen e radhës. E gjykojmë një propozim jashtë marrëveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ. Për këtë çështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit te KQZ, duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet ne lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetëm nësë sillni propozim të ri bazuar në këto parime mund te vazhdoje ky diskutim.
Për pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat janë ato përfshire propozimet alternative që keni duke i dërguar paraprakisht me qëllim që t’i japim zgjidhje në mbledhjen e radhës dhe mos humbim kohë me debate të kota. Pra, vetëm pas këtij qartësimi mund të konfirmoj mbledhjen e radhës në çdo kohë.