FOTO/ Turistët e parë nga Bjellorusia popullojnë plazhet e Vlorës: Në Shqipëri ndihemi më të sigurt

Charter-i i parë mbërritur nga Bjellorusia ka populluar plazhet e Vlorës me turistët e parë të huaj. Aspak të trembur nga Covid-19 ata shprehen se Shqipëria është një vend më i shëndetshëm.

“Do të jem e shëndetshme, ka vitaminë D dhe det, jam më e sigurt këtu sesa më Bjellorusi”, -shton një turiste. Shumë prej tyre i kanë mbyllur rezervimet në janar, të tjerë rishtaz.

Por teksa listojnë arsyet pse zgjidhën qytetin e Vlorës, nuk harrojnë të përmendin natyrën, peizazhin dhe kulinarinë. Nga ana tjetër operatorët turistik përballen me vështirësi ndërsa kanë drejtuar sytë nga tregu vendas dhe ai ballkanik.

    

Back to top button
LAJMET E FUNDIT