FOTO / Veliaj jep lajmin e mirë: Edhe pak orë punë, investimet dyfishojnë ujin në Tiranë
Edhe pak orë kanë mbetur nga lidhja e linjës së re që do të dyfishojë prurjet e ujit në Bovillë.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj, teksa ka postuar edhe fotot nga punimet intensive që po kryhen për një nga investimet më madhore në ujësjellës për dekada me radhë.
“Edhe pak orë punë – mirënjohje kolegëve të Ujësjellës Tiranë. Linja e re nga Bovilla bashkë me impiantin e ri, investime të nevojshme prej dekadash, që dyfishojnë ujin në Tiranë”, shkruan Veliaj.
Edhe pak ore pune – mirenjohje kolegeve te @UjesjellesiTR! ??♂️??
Linja e re nga Bovilla bashke me impiantin e ri, investime te nevojshme prej dekadash, qe dyfishojne ujin ne Tirane! Flm @AkumAlbania & @EnergjiaGovAL per bashkepunimin model! ?? #Tirana100 ? pic.twitter.com/fj9VoKHBlD
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) June 7, 2020