Fotot/ Basha: Ramavirusi po shkatërron shtyllën kurrizore të ekonomisë

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon takimet me biznesin e vogël si pjesë e një turi për t’u njohur me problemet e tyre në këtë kohë pandemie.

Basha ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e biznesit njësinë 11 në Tiranë. “Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekononomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë. Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar”, deklaroi Basha.

Sipas tij, “RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël. Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale”.

Për Bashën, askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.

“Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, shprehet kryedemokrati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT