FOTOT: Fshati 3 km larg nga Dardha ku fshihen bukuritë e natyrës
Deputeti socialist Niko Peleshi ka zgjedhur ta kalojë fundjavën larg zhurmës së kryeqytetit.
Ai ka vendosur që bashkë me familjen të vizitojë disa nga fshatrat e Devollit, të cilat shihen si asete të pa zbuluara turistike deri më sot.
Peleshi ka udhëtuar përmes fshatrave Menkulas, Miras, për t’u stacionuar së fundmi në Sinicë.
“Për vizitorët por edhe për korçarët që nuk e kanë vizituar ende, Sinica-vetëm 3 km larg nga Dardha (50 min ecje) ose 7 km nga Mirasi i Devollit, fsheh mrekulli të natyrës dhe një përkëdhelje të saj nga dora e sinicarëve që kanë jetuar aty. Gjithmonë pyes veten pse të parët tanë ndërtonin më bukur?”, shkruan Peleshi i cili ndan edhe disa fotografi. (TemA)