Gjermania nuk do i hapë kufijtë me Shqipërinë dhe vendet e treta deri në 31 gusht

Qeveria gjermane ka vendosur të shtyjë hapjen e kufijve për vendet e treta deri me datën 31 gusht. Sot pritet që propozimi të miratohet në mboledhjen e kabinetit qeveritar të kancelares Angela Merkel.
Megjithatë për disa vendetë treta, pra jashtë BE-së si Shqipëria, mund të afrohet data nëse plotësohen kriteret e vendeve, si nivelet e ulëta të infeksionit sistemi efikas shëndetësor, rregullat e higjienës dhe kapacitetet e larta të testimit.
Qeveria gjermane ka gjithashtu për synim të ndalojë udhëtimet me anije për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit. Ministri i Jashtëm Heiko Maas kërkoi bllokimin e udhëtimeve turistike nga e gjithë bota në 17 mars dhe e zgjati atë deri në mes të qershorit.
Javën e kaluar, Gjermania hapi kufijtë për 31 vende europiane nga 15 qershori e tutje.
Këto përfshijnë 26 vende partnere të Gjermanisë në BE, Mbretërinë e Bashkuar, e cila sapo është larguar nga BE, dhe katër vendet e zonës pa kufij të Shengenit që nuk janë anëtare të BE: Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
Për 29 vende, ndalimi do të hiqet në 15 qershor; megjithatë për Spanjën dhe Norvegjinë do të hapen në një datë pak më të vonë, pasi këto vende kanë ende në fuqi rregulla kufizimi të udhëtimit.