Gjykata Kushtetuese, Meta: Nuk pres konkluzionet e Venecias për aktet e mia, jam…

Presidenti Ilir Meta shprehet se ka vepruar drejt me aktet e tij sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Duke iu referuar faktit se komisioni i Venecias po shqyrton kërkesën nëse është shkelur Kushtetuta nga presidenti me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, presidenti Meta u shpreh se është i ndërgjegjshëm me aktet e tija.

“Nuk pres konkluzionet e Venecias për aktet e mia, jam i ndërgjegjshëm se nuk e kam shkelur Kushtetutën”, tha presidenti.

Ai shtoi se “jemi në një krizë të thellë mosbesimi ndaj institucioneve dhe se shpreson se Venecia që ka hartuar Kushtetutën të mbajë qëndrimin e duhur”.

“Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer si President, sepse kam respektuar kushtetutën dhe kushtetuta është bërë sipas rekomandimeve të Venecias. Nuk pres të dëgjoj konkluzionet e Venecias për të qenë i ndërgjegjshëm për aktet e mira, shpresoj që Venecia të ruajë integritetin e saj” tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT