Grida Duma: Kam kuptuar se shqiptarët po presin me padurim Bashën kryeministër, ai po shkëlqen këto kohë

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka thurur elozhe për kreun e PD, Lulzim Bashën. Në një intervistë në News 24,

Duma u shpreh se PD-ja ka një plan të qartë për të dalë nga kriza ekonomike.

Ajo shtoi se Basha ka nisur takimet me qytetarët dhe është një lider ndryshe, normal dhe ka karakteristikat e një lider europian.

“Besimin që qytetarët kanë te Basha dhe PD, e kam kuptuar kur qytetarët të presin me padurim. Ua them qartësisht, sot jashtë edhe pritshmërive të mia, se kur populli është i lodhur, na pret me padurimin për të ndërruar pushtet. 

Janë shumë të lodhur. Ne jemi antipodi i tij( Ramës), kundërshtia e tij. Ata e shohin Shqipërinë si portë për të ikur, jo por të qëndruar. 

Njerëzit edhe kur e kujtojnë qeverisjen e PD nuk shikojnë kurrë këta taksambledhësit e kollarisur të rilindjes, dhe një kryeministër që tallet që nga nevojat bazike deri tek dinjiteti i shqiptarit”, u shpreh Duma.

Më tej ish-deputetja tha se shkëlqimi i Bashës është normaliteti i tij dhe po i jep Shqipërisë një frymë normaliteti.

“Në logjikën time sot Lulzim Basha po i jep Shqipërisë një frymë normaliteti. Shkëlqimi i tij është normaliteti i tij. 

Shkon takon njerëzit, i dëgjon shqetësimet, shqiptarët duhet ta shikojnë historinë e tyre duke zgjedhur lider normal. 

Nuk ka në Europë lidera që shkëlqejnë me karizmë e batuta por me normalitet”, shtoi Duma.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT