Grida Duma kundër Bashës: Jam për lista të hapura, nuk besoj se ai s’i do kandidatët fitues

Grida Duma është shprehur sërish kundër Lulzim Bashës.
Ajo thotë se sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë dhe listat e kandidatëve për deputetë duhet të jenë të hapura.
“Kemi shumë vite që në shoqërinë tonë kemi demotivuar konkurrencën. Në ekonomi pesë veta marrin të gjithë tenderat.
Po ashtu në fushat e tjera të shoqërisë. Konkurrenca duhet t’i kthehet shinave të veta.
Në këtë kuptim unë kam thënë se listat e hapura janë përgjigje,” tha Duma.
“Nuk mendoj se ka një kryetar partie që nuk i do kandidatët fitues.
Beteja themelore është vota e lirë. Po të kishim listat e hapura dhe të mos kishim votën e lirë, imagjino zhgënjimin që do kishim”, tha ajo.