Hajdari: E kuptoj Ramën që nuk do ndryshim sistemi, po Basha pse i dogji mandatet?

Deputetja Rudina Hajdari tha sot se e mbështet reformën në drejtësi pavarësisht vendimit për mamanë e saj, gjyqtaren Fatmira Hajdari.

Ajo shtoi se nuk do ta komentojë asnjë moment Vettingun, pavarësisht interesit të saj familjarë.

Hajdari ironizoi edhe opozitën që dogji mandatet. Ajo tha se nuk e kupton përse u mor ai vendim, kur paskan qenë dakord që kodi zgjedhor të qëndrojë siç është.

“Unë e kuptoj Edi Ramën që nuk i do listat e hapura. Sepse nëse i hap listat, del në pension politik. Por nuk e kuptoj Lulzim Bashën përse i dogji mandatet kur zgjedhjet paskan qenë mirë kështu siç janë. Përse nuk do depolitizim të administratës, hapje listash apo ndryshim sistemi? Këtë nuk e kuptoj” – tha Hajdari në Kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT