Hapja e kufijve me Ballkanin Perëndimor, reagon komisioneri për Zgjerimin: Situata epidemiologjike është më e mirë se në vendet e BE

Komisioni Evropian ka rekomanduar ditën e sotme hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike.

Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet është kërkuar që të hiqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Me anë të një postimi në Twitter, Varhelyi shkruan se rekomandimi për hapjen e kufijve me Ballkanin Perëndimor vjen pasi situata epidemiologjike në këto vende është njësoj ose më mirë se në vendet e BE.

Postimi i Varhelyi:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT