Hematologjia në QSUT vatër e re koronavirusi, 6 personel shëndetësor dhe një pacient të infektuar

Pavioni i Hematologjisë në QSUT është kthyer në një vatër të re të koronavirusit.

Gjashtë personel mjekësor dhe një pacient rezultojnë të infektuar me Covid-19.

Personeli i prekur nga virusi është vetizoluar, me synim ndërprerjen e përhapjes së zinxhirit të infeksionit.

Sakaq në orët e fundit ka patur rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 204; Shkodër 29; Krujë 24; Kamëz 19; Durrës 10; Mat 9; Lushnje 4; Tropojë 2; Korçë 1; Librazhd 1; Mallakastër 1 dhe Lezhë 1.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT