“I bënë hesap pa hanxhinë”… Murrizi sulmon ambasadorët: Kush nuk mban fjalën është spurdhjak, pavarësisht se ku ka lindur

Deputeti Myslim Murrizi i kërkon ambasadorëve Soreca dhe Borchardt që të tregojnë, “arsyen” dhe shkakun e vërtetë përse, sipas Murrizit, u zbythën nga rekomandimi kyç i OSCE dhe ODIHRIT për administratë zgjedhore.

Në një shënim në facebook Murrizi e cilëson konsensusin e vendosur mes PD-PS-LSI, me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, si një pazar të pistë për të mos patur reformë zgjedhore.

“Kush mund ti bej hesapet pa hanxhin, mund te ngelet si nje “ han” i braktisur dhe i rrenuar

Ambasadoret Soreca dhe Borchard te tregojne “ aresyen” dhe shkakun e vertete perse u zbythen nga rekomandimi kyç i OSCE dhe ODIHRIT per administrate zgjedhore?????

Burra qe nuk mbajne fjalen, jane njelloj spurdhjake pamvarsisht se ku ka lindur dhe çfar gjuhe flasin.

Ky eshte nje pazar i piste per te mos patur reforme zgjedhore”- shkruan Murrizi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT