‘Jam i gatshëm të ulem me Metën’, Rama për anëtarësimin në BE: Përgatitëm dy dasma s’na erdhën krushqit! Këtë herë s’kam…

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me kryenegociatorin e Shqipërisë për integrim në BE Zef Mazi ka bërë me dije se nuk ka një datë fikse sa i përket anëtarësimit, pasi sipas tij kjo gjë nuk vendoset nga vendi ynë.

“Mos vër asnjëherë data me BE, është një dashuri që nuk përfundohet me martesë kur datën e përcakton më i viogli, janë ata që i përcaktojnë datat, janë ata që i shtyjnë boll i bëmë 2 data gati dhe nuk na erdhën krushqit. Një ide e kam por asnjëherë mos nxirr datë kur bëhet fjalë për BE. Kur ata thonë në vjeshtë ti mendoi katër stinët që të jesh në rregull. Përgatitu për tërmet, për çadër për vjeshtë, por rroba banjo po qe nevoja se nuk i dihet. Ata i vënë datat është shtëpia e tyre”, tha Rama.

Sakaq Rama ka thënë se me presidentin Ilir Meta është i gatshëm të ulet e të flasë për këtë temë sa herë të jetë e nevojshme.

Fjala e Ramës: A e kam ftuar presidentin për negociatat?

Integrimi nuk është muhabet, a e kam ftuar presidentin këto ditë? (qesh) Jo nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet, integrimi është një proces, hartë veprimi, ka ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim, kemi qenë bashkë në tryezën e këshillit të integrimit dhe unë do të jem cdo here kur do jete e nevojshme prania ime, presidenti do të bëjë zgjedhjen e tij, përderisa ka qenë me siguri do të jetë përsëri.

Në këtë drejtim do ta shikoja këtë që kam shprehur si gatishmëri. Patjetër në cdo rast kur është e nevojshme për t;u ulur do të ulemi dhe kur presidenti e ka të nevojshme për të komunikuar me mua, mjafton që të mos jetë vendosja e një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare, në jam i gatshëm të ulem.

Mos vër asnjëherë data me BE, është një dashuri që nuk përfundohet me martesë kur datën e përcakton më i viogli, janë ata që i përcaktojnë datat, janë ata që i shtyjnë boll i bëmë 2 data gati dhe nuk na erdhën krushqit.

Herën e fundit nuk kishte fare lidhje me Shqipërinë shtyrja e datës por me ata. Konferenca do të bëhet kur ta vendosin ata. Kjo është e mira e këtij procesi që ne nuk e bëjmë për ata dhe këto detyra ne na i vënë.

Një ide e kam por asnjëherë mos nxirr datë kur bëhet fjalë për BE. Kur ata thonë në vjeshtë ti mendoi katër stinët që të jesh në rregull. Pergatitu për tërmet, për çadër për vjeshtë, por rroba banjo po qe nevoja se nuk i dihet. Ata i vënë datat është shtëpia e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT