“Kemi muaj qe presim”, Ruçi i kërkon llogari Metës për kreun e KLSH, kryeparlamentari letër presidentit

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i është drejtuar sot me një letër kreut të Shtetit, Ilir Metës.

Kryetari i Kuvendit në letër i kërkon Presidentit të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së, post i cili mbahet nga Bujar Leskaj aktualisht.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”,- thuhet në letrën e tij.

Kujtojme se Meta ka dërguar disa propozime por Kuvendi i ka refuzuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT