Kërkesat që i janë pranuar deri tani opozitës nga shumica për Reformën Zgjedhore

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka zbuluar të gjithë kërkesat që i janë pranuar deri tani opozitës.

Përveç skemës së re për depolitizimin e administratës zgjedhore apo identifikimin biometrik që Gjiknuri i sqaroi në Kuvend, ai thotë se krimet zgjedhore do të hetohen nga SPAK dhe dënimet do të jenë vetëm me burg.

Po ashtu ai ka thënë se denoncuesi i krimeve zgjedhore fiton imunitet dhe i shpëton përgjegjësive penale edhe nëse është vetëinkriminuar në shit- blerjen e votave. Më tej Gjiknuri thotë se hapja e kutive do të jetë një realitet por mjafton që të paguhet riprodhimi i tyre.

” Së pari, nga çfarë janë diktuar ndryshimet, nga një sërë rekomandimesh të ODIHR. Zgjedhjet i certifikojnë ata dhe konstatojnë çfarë duhet ndryshuar. Disa janë adresuar. Një kërkesë është depolitizimi i administratës. Nuk është fakti që do gjejmë homo- sapiens që nuk mendon politikisht. Por zyrtarët do të emërohen dhe të ç’emërohen nga administrata dhe jo partitë.

E dyta për krimet zgjedhore, opozita kërkoi t’u jepet imunitet denoncuesve. Pra edhe nëse të është bërë një marrëveshje për një vend pune, jo vetëm aq po çlirohesh dhe imunizohesh nga përgjegjësia penale. Nëse të është dhënë premtim për të dhënë votat. Por për të provuar. Kur njeriu vetëinkriminon veten është shkalla më e lartë. Çdo denoncues çlirohet nga përgjegjësia penale. Krimet zgjedhore në SPAK, është pranuar. Kamera është pranuar, të gjithë zyrtarët do të monitorohen dhe opozita do ketë akses. Opozita ka kërkuar të rihapet çdo kuti, tani garantohet automatikisht. Mjafton të paguash koston e riprodhon.

Nga ana tjetër opozita kërkoi dhe elementë politikë në komision. Pra përfaqësues politik që të bëjnë shënime në çdo procesverbal dhe të jenë pjesë në KZAZ, numërim votash, menaxhim votash. Edhe teknologjia. E kërkuam ne në opozitë, dështoi kur u bë eksperimenti. Ne do e marrim përsipër.”, tha Gjiknuri në “Real Story”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT