Kjo javë me bilancin më të rëndë, 11 viktima nga koronavirusi dhe 440 raste të reja në Shqipëri

Më shumë se asnjëherë në këto muaj, koronavirusi ka prekur 440 persona vetëm në javën që po lëmë pas.

Tronditës është lajmi për 11 viktima në 7 ditë.

Bilanci në javën e fundit:

E hënë (22 qershor), 33 raste, 1 viktimë.

E martë ( 23 qershor), 52 raste, 1 viktimë.

E mërkurë (24 qershor) 67 raste, 2 viktima.

E enjte (25 qershor) 78 raste, 1 viktimë.

E premte (26 qershor) 77 raste, 2 viktima.

E shtunë (27 qershor) 61 raste, 2 viktima.

E diel (28 qershor) 72 raste, 2 viktima.

Të shtruar – Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Statistikat e përgjithshme

Deri më tani në vend janë shënuar 55 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 2 mijë e 402 të infektuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     371

Durrës     181

Shkodër     162

Vlorë     103

Fier         48

Back to top button
LAJMET E FUNDIT