Koronavirusi mbërrin në Delvinë, konfirmohet rasti i parë që prej shpalljes së pandemisë

Deri më tani e paprekur, Delvina shënon rastin e parë të infektimit me koronavirus, qysh nga nisja e pandemisë.

Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit, ka rezultuar pozitiv një 64-vjeçar.

Aktualisht testimeve po i nënshtrohen familjarët dhe kontaktet e tij, ndërkohë që po kryhet hetimi epidemiologjik për të zbuluar burimin e infektimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT