Kryesia PD, Basha urdhëron strukturat: Caktoni kandidatë për dy palë zgjedhje, parlamentare dhe lokale

Tre ditë pas marrëveshjes së arritur për reformën zgjedhore, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thërritur mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.
Qëllimi i mbledhjes është që diskutohet mbi marrëveshjen e arritur, ku Basha do të rrëfejë para kryesisë se si u arrit në këtë konsensus. PD do të ngrejë grupe pune për kuadrin ligjor për përmirësimin e Kodit Zgjedhor mbi bazën e marrëveshjes së arritur.
Gjithashtu mësohet se PD-ja do të kërkojë që strukturat lokale të angazhohen për zgjedhjet e reja parlamentare. Organizimi i strukturave do të ketë objektiv për përgatitjen e procesit të ri zgjedhore, ku PD-ja synon të që vendi të ketë zgjedhje të parakohshme. Sipas burimeve mësohet se Basha ka kërkuar që strukturat të përgatiten për dy palë zgjedhje, lokale dhe parlamentare.
Basha ka kerkuar qe te kandidatet per deputete dhe kryetarë bashkie të perzgjidhen sipas parimit “një anetar, nje votë”, pra nga baza.
Mbledhja e Kryesisë vjen vetëm dy ditë pas arritjes së marrëveshjes në parim mes palëve politike për ligjin e ri zgjedhor. Ky është takimi i parë pas shumë kohësh, që kreu i PD mbledh vetëm për vetëm anëtarët e Kryesisë.