Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi i dëshpëruar nga Shqipëria: Kam dy vite që kërkoj një fond 2 milion euro për Luginën, këta hanë dreka nga 6 milion euro

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, i dëshpëruar ka folur mbrëmjen e sotme për vëstirësitë me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
Në një lidhje direkte me Ora Neës, Arifi tha se ka dy vite që kërkon nga Shqipëria dhe Kosova një fond 2 milion euro për disa projekte por s’ka marrë asnjë përgjigje. Më tej ai tha se Shqipëria ka Presidencën e OSBE por s’po bën asnjë për shqiptarët e Luginës, e ndërkohë sipas Arifit flet për armenët në OKB.
Kjo deklaratë e kryekomunarit të Luginës së Preshevës është një mesazh i qartë që duhet dëgjuar nga Tirana dhe Prishtina zyrtare pasi kur bëhen zgjedhjet në Serbi politikanët shqiptarë kërkojnë që liderët e partive në Luginë të bashkohen, ndërkohë komuniteti i atjeshëm është i harruar, si nga Kosova edhe nga Shqipëria.
Fjala e Shqiprim Arifit – Video:
Nuk pres prej Serbisë me na ul papunësinë por prej Shqipërisë. E kanë në Kushtetutë që të kujdesen për shqiptarët jashtë territorit. 100 vjet shtet, që 100 vjet ka buxhet dhe nuk ka mundur të çojë 1 milion euro në Luginë të Preshevës. Serbia prej 2008, ka çuar në Kosovës 300-400 mln dollarë. Ata marrin pjesë në çdo rrëzim të qeverisë, Vuçiç kur të dojë ua rrëzon qeverinë në Kosovë, çfarë të pres prej atyre. Pres nga Shqipëria. Ka marrëdhënie diplomatike dhe shoqërore me shtetin serb. Aleksandri me Edin takohen, bëjnë foto dhe pinë kafe. Kur bisedojnë a bisedojnë për Preshevën, njëherë kur kam qenë prezent ua kam imponuar unë bisedën e Preshevës dhe aty doli një projekt.
Në Medvegjë, 5000 shqiptarë janë çregjistruar. A jemi gjallë apo jo në politikën shqiptare? Jam totalisht i dëshpëruar, jam 44 vjeç dhe jam më i riu në strukturën time partiake. Nostop duhet me i mbajt njerëzit me shpresë. Nuk është në rregull. Prej dy vitesh kërkojmë një fond solidariteti nga Kosova dhe Shqipëria në një vlerë 2.5 mln euro.Këta hanë darka dhe dreka 6 mln euro, unë i lus 2 vjet për 2 mln euro për 2-3 projekte.A është në rregull kjo?
Jemi shqiptarë në Luginë të Preshevës, e konsiderojmë këtë tokë autoktone shqiptare, të krejt shqiptarisë. Stërgjyshërit tanë e kanë mbrojtur me gjak. Jemi vija e frontit e fundit në shpërmbuljen e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. Fati e ka dashur të jemi pjesë e administratës serbe. Jemi udhëheqës të OSBE.Çfarë ndodhi për ne? Asgjë. Shteti amë është anëtar i OKB, kur u ngrit zëri për Luginën e Preshevës? Kurrë.Ankohemi për armenët në OKB që para 100 vitesh kanë galuar një gjenocid, nuk flasim për shqiptrarët në Luginë të Preshevës që po kalojnë gjenocid. A e dini se shtëpia është në zjarr.Më thonë pse po nervozohesh? Nuk jam i nervozuar por i dëshpëruar.
Ligji për simbolet nuk është askund. Jemi të vetmit nga minoritetet që nuk kemi simbole kombëtare se nuk bëjmë kompromise. Është koha që të gjithë shqiptarët të kontribuojnë me mirësi, me inteligjencë dhe mirëqënie në kombin tonë.Asnjë kulturë politike nuk shoh askund në trojet tona.