Kur do hapet transporti publik? Shoqatat në protestë, kërkojnë…

Përfaqësuesit e Transportit publik kanë protestuar sërish sot, duke deklaruar se nuk do të nisin punën nëse nuk plotësohen kushtet.
“Për fat të keq nuk kemi asnjë komunikim me autoritetet për kërkesat tona. Ka disa pika për ne që kanë paqartësi.
Ne i kemi bërë vërejtjet tona, po për çdo operator ne mezi presim të fillojmë, po aktualisht nuk është e mundur financiarisht. Minimalisht një ulje në tryezë me qeverinë”, deklaruan përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Publik.
Kërkesat e Shoqatës së Transportit
– Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
– Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
– Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
-Dje iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.