Kurti i kthehet Thaçit: Tentoi t’i kundërvihej punës së mirë të qeverisë me VV-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka replikuar ndaj deklaratave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, të bëra sot gjatë një konference për shtyp, ku deklaroi se Kosova “nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme”.

Kurti i është përgjigjur Thaçit gjatë një deklarate për mediat pak orë më vonë, duke thënë se se “kur presidenti kërkonte një veprim të tillë, Kosova kishte vetëm 19-të raste me koronavirus”.

Madje ai theksoi më tej se një gjë e tillë, ishte kërkuar nga presidenti, si “një kundërvënie e qeverisjes së mirë që kishte VV-ja, sesa për situatën me pandeminë”.

Kujtojmë që kërkesa e Thaçit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, e bërë me 17-të mars, ishte bërë edhe shkaku për prishjen e “koalicionit të shpresës” në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT