Ky shtet europian e fut Shqipërinë në “listën e kuqe” pas shpërthimit të rasteve me Covid-19

Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia e ka vendosur vendin tonë në listën e kuqe të vendeve nga ku rrezikohet përhapja e koronavirusit.
Kjo do të thotë se çdo person që nga Shqipëria udhëton drejt Sllovenisë, duhet t’i nënshtrohet karantinimit 14 ditor.
Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jelko Kacin këshilloi shmangien e udhëtimeve në vendet që janë në listën e kuqe. “Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe”.
Në listën e kuqe sllovene përfshihen vende që kanë më shumë se 40 raste në ditë për 100,000 banorë, në dy javët e fundit.