LDK-ja prezanton emrat për ministra në qeverinë Hoti

I mandatuari për kryeministër në Kosovë, Abdullah Hoti, prezantoi emrat e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ministra në qeverinë e re.
Kryesia e LDK-së, u mblodh sot që të vendosë për emrat e ministrave.
Nesër nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria Hoti.
Lista e LDK-së
Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër
Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme
Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, ministër i Mbrojtjes
Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë
Hykmete Bajrami, ministre e Financave