Lënë pas replikat dhe vendosin paqe/ Meta dhe Rama i japin ‘bërrylin’ njëri-tjetrit

Pas deklaratave të forta, ashpërsimeve të tonëve dhe sulmeve në distancë, kreu i Shtetit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë takuar sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Ndryshe nga fotot e shkuara, tashme në kontekstin e masave të koronavirusit, Meta dhe Rama i kanë dhënë “bërrylin” njëri-tjetrit.

Gjatë këtij takimi përballë, që ka munguar prej kohësh ka qenë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të tre figurat e larta të shtetit janë parë të buzëqeshur në takimin që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku mediat nuk janë lejuar të jenë të pranishme.

Featured image of article: FOTOLAJM/ Meta dhe Rama lënë pas ‘replikat’, vendosin paqe dhe takohen me buzëqeshje në fytyrë, Ruçi i sheh i lumtur nga pas

Back to top button
LAJMET E FUNDIT