Marrëveshja për zgjedhjet, Lulzim Basha heq dorë nga qeveria teknike

Sipas Damian Gjiknurit, opozita ka hequr dorë nga kërkesat për qeveri teknike dhe qeveri tranzitore para zgjedhjeve.
“PD hoqi dorë nga kërkesat absurde për qeveri teknike dhe qeveri tranzitore.
Më në fund ata u kthyen tek institucionet. E rëndësishmë është që ne ta zbatojmë këtë sistem. Do bëjmë çmos që identifikimi elektronik të shtrihet në çdo qendër votimi, por zgjedhjet nuk do mbahen peng i teknologjisë”, tha Gjiknuri.