Mbi 10 orë pa ujë, ka familje me fëmijë. Rreth 200 shtetas shqiptarë të bllokuar dhe të braktisur në aeroportin e Zyrihut (VIDEO)

Rreth 200 udhëtarë që vinin drejt Rinasit kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Zurihut.

Udhëtarët, shumica e të cilëve shqiptarë, kanë mbërritur në Zyrih me Air Canada nga Toronto.

Ata kanë prerë bileta me linjën Edelweiss që duhej të vijonte itinerarin e tyre drejt Rinasit.

Por udhëtarët pasi janë hipur në avion drejt Rinasit, janë zbritur prej tij dhe janë lënë në aeroportin e Zyrihut, që prej orës 6.00 të mëngjesit të sotëm.

Shumë prej tyre janë familje me fëmijë të vegjël, ndërkohë që për shkak të mbylljes së aeroportit, aty nuk ofrohen shërbime.

Ata janë lënë rreth 10 orë pa ujë dhe sipas komunikimeve të Dita me disa prej tyre vetëm rreth orës 16.30 ka mbërritur disa shishe ujë.

Nuk lejohet të dalin jashtë aeroportit për të marrë shërbime alternative dhe revoltës së tyre autoritetet e aeroportit u janë përgjigjur që mund të strehojnë në një hotel të aeroportit vetëm ata që kanë pasaporta amerikane.

Ende nuk ka reagime nga shteti shqiptar për shtetasit e bllokuar në Zyrih.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT