Mbrojtësit e Trashëgimisë Kulturore ngrenë alarmin: Krim mjedisor në Vlorë, shkëmbinjtë romantikë po betonizohen masivisht
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë një denoncim përsa i përket asaj që po ndodh gjatë bregut të Vlorës.
Përmes një shënimi në facebook, mbrojtësit e trashëgimisë thonë se shkëmbinjtë romantikë të qytetit bregdetar po betonizohen në mënyrë kriminale, dhe i bëjnë thirrje kryebashkiakut Dritan Leli që të marrë masa.
Reagimi i plotë
Shkëmbijtë romantikë të Vlorës po betonohen pa kthim.
Krim mjedisor i klasit të parë!
Dritan Leli në vend të daljeve televizive me Sgarbin në Bylis duhet të ndalojë urgjentisht betonimin e shkembinjve që bien në det gjatë bregut të Vlorës.